Roma pësoi një humbje të rëndë në transfertë përballë Fiorentinës në sfidën e fundit dhe tashmë gara për Europë mbetet e hapur midis katër ekipeve në dy javë nga fundi.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në këtë sfidë ishte gjesti i sulmuesit të Romës, Tami Abraham.
Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 90’ të takimit dhe më pas shkoi drejt stolit ku u përshëndet dhe me teknikun Murinjo. Anglezi përpara se të ulej mori dorën e portugezit dhe e puthi, një gjest që u komentua shumë në rrjet dhe bëri që tifozët e Romës të dashuroheshin akoma dhe më shumë me heroin që çoi italianët në finalen e Tiranës në Ligën e Konferencës.
Arena e Lajmit