Vitin tjetër kërkon me çdo kusht Champions-in, shikoni si pritet të rreshtohet Mançester Siti me ardhjen e Halandit

Mançester Siti kërkon me çdo kusht që sezonin e ardhshëm të arrijë triumfin në Ligën e Kampionëve, gjë që është munduar ta rrijë prej vitesh, por që ka dështuar gjithmonë.

haland foden

Tashmë, “Qytetarët” priten që të konfirmojnë akordin me sulmuesin e Borusia Dortmund, Erling Haland, por duket se ky është vetëm fillimi i merkatos për sheikët.

Siti gjithashtu po ushtron një presion për të arritur te mesfushori francez Pol Pogba, i cili do të largohet nga rivalët e Mançester Junajtid në fund të sezonit. Francezi siguroi se nuk do të transferohet te Siti, por sheikët duket se nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Guardiola kërkon dhe një goditje në mbrojtje, me spanjollin Pau Torres i cili është vënë nën shënjestrën e shumë ekipeve të mëdha këtë sezon.

Emri i fundit që pritet të veshë fanellën e “Qytetarëve” është gjithashtu edhe mesfushori i Barcelonës Frenki De Jong, i cili përflitet për një shkëmbim të mundshëm me portugezin Bernardo Silva.

FORMACIONI I MUNDSHËM I MANÇESTER SITIT PËR SEZONIN 2022-23:

siti

Arena e Lajmit


Vitin tjetër kërkon me çdo kusht Champions-in, shikoni si pritet të rreshtohet Mançester Siti me ardhjen e Halandit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook