Presidenti i ri/ Mazhorancë-opozitë ulen në negociata, ja çfarë po ndodh në Kryesinë e Kuvendit

Ergysi

Maxhoranca dhe opozita janë ulur sot për herë të parë në prani të mediave për të diskutuar për Presidentin e ri të vendit.

Taulant Balla: Të themi dhe ne këndvështrimet tona mbi dokumentin. Grupi parlamentar i PD ka prezantuar një dokument për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në konferencën e Kryetarëve dje unë kam kërkuar zotit Alibeaj që dakord ta fillojmë diskutimin te ky dokument që nga ky kushti që vetëm si është shprehur këtu që vetëm opozita parlamentare ka të drejtën të propozojë 4 kandidatë është kusht që ne nuk e pranojmë.

Alibeaj: Nuk ka më mirë se për një process kaq të rëndësishëm ata që janë të interesuar duhet të dinë se si zhvillohet ky process, mbi cfarë piketash, mbi çfarë vlerash. Kushtetuta parashikon që në 3 raundet e para Presidenti duhet të zgjidhet me 84 vota. Për këdo është e qartë që kushtetutëbërësi në 1998 ka menduar që kreu i shtetit, i pari i shqiptarëve, ai që simbolizon unitetin e popullit do të duhet në çdo rast të ketë një mbështetje konsensuale.

Presidenti i ri/ Mazhorancë-opozitë sot tryezë diskutimi, për herë të parë negociatat zhvillohen para mediave

Këtë të mërkurë do zhvillohen negociatat mes PS dhe PD për emrin e ri të presidentit të vendit. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00.

“Takimi do të jetë transparent. Alibeaj ka thënë këto negociata nuk duhet të jenë të fshehta. Është hera e parë që kemi negociata kaq transparente ku në sallë do të jenë gazetarët dhe kamerat. Opozita kërkon që ekskluzivitetin e përcjelljes së një kandidature ka ketë ajo, por mazhoranca nuk e pranon këtë kushtëzim duke theksuar se të drejtën për të propozuar e kanë të gjithë palët”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Ndërkohë  Oriola Pampuri ka mbërritur në selinë e Kuvendit dhe po ashtu kreu i Grupit të PS Taulant Balla ndodhet në selinë e Kuvendit,.

Arena e Lajmit

Presidenti i ri/ Mazhorancë-opozitë ulen në negociata, ja çfarë po ndodh në Kryesinë e Kuvendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook