Legalizimi i kanabisit/ Eksperti i ekonomisë: Do t’i lehtësojë punën grupeve kriminale. Kryetari i shoqatës së bimëve mjekësore: Ligj i vonuar!

Ekonomisti Pano Soko, në emisionin “Open” në News24 foli për projektligjin për legalizimin e kanabisit. Soko u shpreh se nuk duhet të ishte legalizuar kanabisi mjekësor, pasi sipas tij do të lehtësojë më shumë punën e grupeve kriminale.

“Çekani mbi kokë i qeverisë shqiptare sot është faktori ndërkombëtar, dhe jo opozita.  Problemi që ka qeveria dhe përse shkon drejt kësaj pike nuk është a mbillet apo kanabis në Shqipëri. Legalizimi nuk është për ne, por kur të fotografojë Guardia di Finanzia të themi se janë për procesin e kanabisit mjekësor. Sot që flasim Anglia, SHBA, Kanada , Kina e prodhojnë vetë dhe arrijnë që me metoda shkencore të nxjerrin produktin final. Por Shqipëria, ku do të arrijë? “, tha Soko.

Nga ana e tij, kryetari i Shoqatës së Industrisë së bimëve mjekësore Filip Gjoka, u shpreh se Shqipëria ka probleme me kanabisin dhe se është e kanabizuar, por shtoi se nëse ky ligj do të jetë i favorshëm duhet të realizohet.

“Treg ka. Nëse do të investosh fillimisht do të gjesh tregun”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi, tha se nuk bëhet fjalë për legalizim kanabisi, por për një industri.

“Kompanitë duhet të kenë licencë nga lider botërore. Ne nuk jemi shtet i vetëm, janë 40 shtete në bot. Siç është edhe Maqedonia, por rasti i saj quhet i dështuar. Ky është një treg që kërkon edhe bashkëpunim ndërkombëtar”, tha ai.

Arena e Lajmit


Legalizimi i kanabisit/ Eksperti i ekonomisë: Do t’i lehtësojë punën grupeve kriminale. Kryetari i shoqatës së bimëve mjekësore: Ligj i vonuar!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook