Edhe pse pati shumë oferta nga skuadra të mëdha italiane, mesfushori serb Milinkovic Savic zgjodhi të largohej nga Serie A, duke firmosur në Arabinë Saudite për Al-Hilal.
“Gjithçka filloi gjatë pushimeve. Agjentët e mi më njoftuan për ofertën e Al-Hilal. Të them të drejtën fillimisht nuk dija si t’i përgjigjesha, por më pas u informova dhe vendosa të pranoja. Më duhej një ndryshim dhe ja ku jemi. Al-Hilal? Është një skuadër shumë e mirë, me traditë dhe që luan për trofe.
Më parë ne erdhëm këtu për të luajtur Superkupën e Italisë (2019) dhe u stërvitëm në stadiumin e Al-Hilal, isha në dijeni të skuadrës edhe përpara ofertës. Këtu kam kujtime të bukura sepse atë edicion triumfuan me Lazion. Unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën që të përmbushë objektivat dhe natyrisht dua edhe të rritem më shumë personalisht. Pritja? Shumë tifozë më kanë shkruar në rrjetet sociale, jam shumë i lumtur me këtë pritje” – tha Milinkovic-Savic.
()