Në studion e emisionit “Open” në News24, po diskutohet për protestat e studentëve të mjekësisë dhe vendimin e marrë nga qeveria për punësimin me detyrim për të sapo diplomuarit.
Studenti i mjekësisë në vitin e 5-të, Thimi Shkarpa në një lidhje ‘Skype’, e quajti vendimin e qeverisë si antikushtetues dhe cenim i të drejtave.
Mirëpo, u kundërshtua nga eksperti i ekonomisë, Bardhi Sajdarasi i cili tha se nuk ka shkelje kushtetuese. ‘Nuk ka shkelje kushtetuese. Nëse ka, e keni gjykatën kushtetuese dhe ankimoni’, u shpreh eksperti i ekonomisë.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Shkarpa: Qasja jonë është kundërshtimi dhe nuk do e nënshkruajmë kontratën pasi është akt antikushtetues. Kurrsesi nuk mund të pranojmë një kompromis. Do vazhdojmë të kundërshtojmë, nuk do pranojmë kushtet. Ne jemi duke punuar që ky ligj të mos dekretohet dhe do luftojmë deri në fund. Ky vendim nuk është diskutuar apo konsultuar me ne. Po cenohen të drejtat tona.
Sajdarasi: Nuk ka shkleje kushtetuese. Nëse ka, e keni gjykatën kushtetuese dhe ankimoni.
Shkarpa: Ndoshta është keqinterepretuar. Ne nuk duam të largohemi, por nuk duam të jemi të detyruar për të mbushur bilancet vjetore që qeveria bën në fund të vitit.
()