Mesditën e sotme në një lagje të fshatit Hotolisht të Bashkisë Librazhd ka rënë zjarr, i cili fillimisht ka përfshirë një masiv me shkurre e ferra.
Gazetari Fatmir Popja, raporton për se si pasojë e motit të nxehtë dhe erës flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa. Flakët e para të zjarrit janë shfaqur rreth orës 12.00 dhe pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës të Librazhdit situata është normalizuar plotësisht pas rreth një ore dhe fatmirësisht është evituar djegia e banesave të cilave ju ishin afruar flakët shumë pranë.
Ndërkohë një ditë më parë në lagjen “Bici” në fshatin Dragostunjë të Njësisë Administrative Qendër, shërbimi zjarrfikës i Librazhdit neutralizoi shumë shpejt një vatër të madhe zjarri të shfaqur në masivin pyjor të kësaj zone.
()