Një ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS, ish-ministri Çuçi ‘kujtohet’ dhe rendit arritjet e tij në krye të Ministrisë së Brendshme

Ndërsa sot do të mblidhet Asambleja e PS, ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi një ditë më parë ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, disa nga arritjet e tij në krye të këtij institucioni.

“Të dashur miq, po ndaj me ju disa nga arritjet e punës sime si Ministër i Brendshëm. Nuk lidhen me rutinën apo thjesht me përmbushjen e detyrave funksionale, por janë tregues i ndryshimit dhe avancimit të dukshëm në disa fusha; nga reforma strukturore në Policinë e Shtetit te rritja e pagave; nga investimet në teknologji te makinat inteligjente për rritjen e sigurisë rrugore; nga reformimi i AMP te akreditimi i Akademisë së Sigurisë e deri te krijimi i Njësisë Detare dhe regjimi i lëvizjes pa kontroll Shqipëri-Kosovë”, shkruan Çuçi ndër të tjera.

Kujtojmë se Çuçi u shkarkua nga detyra pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Krujë, ku familjarë të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, dhunuan barbarisht dy persona.

Kreu i qeverisë Edi Rama, si pasues të Bledi Çuçit emëroi Taulant Ballën, i cili mbante rolin e Kreut të Grupit Parlamentar i PS.

 

Arena e Lajmit


Një ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS, ish-ministri Çuçi ‘kujtohet’ dhe rendit arritjet e tij në krye të Ministrisë së Brendshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook