U fut në det për t’u larë, humb jetën gruaja në Qeparo, detajet e para

Një 69-vjeçare ka  ndërruar jetë sot në plazhin e Qeparoit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një atak kardiak.

Policia bën me dije se gruaja nuk është ndjerë mirë pasi ka rënë në kontakt me ujin.

“Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Arena e Lajmit


U fut në det për t’u larë, humb jetën gruaja në Qeparo, detajet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook