Shpërthim me tritol në Lushnje. “” mëson se mbrëmjen e sotme banesës së Arben Turkut i është vënë tritol, për herë të tretë.
Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Kjo është hera e tretë që banesës së Arben Turkut i është vendosur tritol. Në rastet e mëparshme, Arben Turku ka qenë jashtë shtetit, ndërsa rastin sotmë ndodhej në banesë.
Në banesën e Turkut bëhet me dije se ka jetuar kunati i tij Altin Lamçe së bashku me familjen. Burime konfirmojnë se lënda shpërthyese është hedhur në oborr. Gjithashtu theksohet se në lagje nuk ka kamera sigurie. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentin e plotë dhe zbardhjen e detajeve.
()