Mbajtja e mbledhjes së Asamblesë së PS-së me dyert të mbyllura ka shkaktuar debate mes analistëve në studion e emisionit ‘Open’ në News24.
Pasi Arion Sulo deklaroi se mbledhje të tilla duhen të jenë të hapura për publikin, ndërhyri analisti Dritan Hila, i cili tha se të tilla takime kanë qenë hermetike.
DEBATI
Hila: Ti flet me siguri. Kam qenë anëtar i asaj partie. Kam qenë.
Sulo: Ma thuaj meqë ke qenë
Hila: Ti thua broçkulla. Janë bërë mbledhje dhe nuk ka dalë asnjëherë informacioni jashtë. Edhe kur u bë marrëveshja me LSI asokohe. Ti këput dhe ndonjë mendje tjetër. Ti më thua tymçe dhe thua kokrrat e budallallëqet.
Sulo: Mirë që ke ikur se do të flisje budallallëqe nga këto që thua. Unë e kam shpallur deklaratën se çfarë ndodhi në Lalz.
Hila: Mos u referua mua se e thash në tjetër kompleks.
Sulo: Çuçi hiqet si ministër, dhe tani emërohet si kreu i grupit të PS-së. Ai nuk njihet dhe si figurë agresive. Ça është kjo? Ai do njerëz që nuk ka lidhje me inceneratorët.
()
“Arena e Lajmit”