Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e raportuar në banesën e Arben Turkut në Lushnje. Sipas policisë pranë banesës është hedhur një sasi lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
NJOFTIMI:
Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.