Redon Xhixha po kalon një formë fantastike. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 2 gola sonte për Qarabag në transfertën polake të Rakow, takim ky që vlen për Champions League.
Vendasit kaluan në avantazh me autogolin e Cafarquliev, dyfishuan më pas me Piaceski, ndërsa Xhixha “tundi rrjetën” 2 herë brenda 2 minutash, për të vendosur ekuilibrat në 2-2.
25-vjeçari po përshtatet mjaft mirë te ekipi nga Azerbajxhani. Xhixha ka luajtur më parë te Laçi, sakaq ka spikatur në kryeqytetin shqiptar me paraqitjet e tij me fanellën e Tiranës.
()