Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka ndjekur nga afër situatën e zjarreve në Lushnje.
Balla deklaroi se zjarrvënia e qëllimshme është një vepër e rëndë penale, duke shtuar se Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim disa persona të dyshuar.
“Zjarrvënia është vepër e rëndë penale! Policia e Shtetit ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim shumë persona të përfshirë në zjarrvënie. Të gjitha rastet janë referuar në prokurori! Dënim ekzemplar për këdo që përfshihet në zjarrvënie.”, ka thënë Balla.
()