Tirana u mund 3-1 në Turqi nga Besiktas. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi analizoi humbjen në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.
Pretendonit diçka më tepër nisur edhe nga paraqitja e Tiranës?
E mira s’ka fund. Jemi të kënaqur me atë që dhamë edhe pse ka disa gjëra që mund t’i bënim më mirë. Ndryshuam vendosje për të mos i dhënë gjerësi kundërshtarit pasi aty po vuanim dhe mendoj se ishim më të ekuilibruar më pas. Jam i kënaqur deri diku.
Besiktasi skuadër e pakalueshme?
Ne jemi koshient për forcën e kundërshtarit. Pas një ndeshje të parë dhe një informacioni të saktë kemi një ide më të qartë sesi të vendosemi dhe të interpretojmë ndeshjen e kthimit.
Mund të evitohej goli i 3-të?
Pjesën e parë kundërshtari ishte në zotërim të topit, morëm 2 gola në tranzicion dhe goli i tretë po i njëjtë. Ishin të evitueshëm për mënyrën si erdhën. Goli i tretë ishte mundësia për ta evituar komplet
Rasti i Abazajt në minutën e 70’?
Kristali është lojtar i shpejtë dhe ne futëm dy sulmues më pas me Florentin dhe kërkonte thellësi. E bëri mirë. Futbolli ka raste të shënuara dhe të humbura. Patjetër do të ishte më mirë 2-1 sesa 3-1.
Nesë do të përfundonte 2-1 do të kishte shpresa për mrekullinë?
Shpresa kemi edhe me 3-1 por 2-1 do të ishte më e madhe. Më vjen keq sesi u pësua goli në minutën e fundit.
()