“Qesharake, ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD”, Sefa ironizon Bardhin: I urojmë suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend

Pas vendimeve të marra sot në mbledhjen online të Këshillit të PD të thirrur nga Gazment Bardhi, ka reaguar Indrit Sefa, Sekretari për Çështjet Ligjore.

Me tone ironike, ai ka thënë se deklaratat e Bardhit ishin qesharake, ndërsa i ka uruar suksese Bardhit ‘krijimin e partisë së parë digjitale në vend’.

Sakaq, ai ka thënë se PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik.

Reagimi i Sefës:

Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi përfundon një takim imagjinar.

Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqpërdorje të radhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar.

I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik. Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Rames.

 

Arena e Lajmit


“Qesharake, ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD”, Sefa ironizon Bardhin: I urojmë suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook