Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pogradec, ndërsa mësohet se Denis Harizi, ka goditur me thikë të vëllanë.
Burime bëjnë me dije për se konflikti mes dy vëllezërve ka ndodhur për çështje pronësie.
I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi D. H., 44 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A. H., 50 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.