Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në videon e skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici do të merret sërish në pyetje sot nga prokurorët e SPAK.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Në një video të siguruar për shihet duke u futur në ambientet e SPAK, ndërsa për t’iu shmangur mediave, është ‘maskuar’ sërish me një kapele.
Ndonëse Kaçi ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie se ajo e ‘arrestit të shtëpisë’, GJKKO nuk e ka aprovuar kërkesën e saj. Ndërkohë, ish-kryebashkiaku Gjici ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës sa i takon një tenderi që do i jepte Kaçit.
()