Juve-Milan, testi miqësor i zhvilluar në Los Angeles shkoi për “Zonjën e Vjetër”, një sukses që erdhi pas ruletës së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. Sigurisht nuk ishte një test me nivel të lartë, ndërsa dy trajnerët provuan disa nga elementët e rinj të ardhur gjatë merkatos së verës. “Djalli” kaloi në avantazh në minutën e 23-të me Thiaw pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Theo Hernandez. Juve reagoi shpejt duke barazuar shifrat me Danilo në minutën e 33-të.
Pak minuta më pas, Milan kaloi sërish në avantazh me Giroud që i vetëm në zonë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë ishte Rugani që barazoi shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Nga pika e bardhë e penalltisë, djemtë e Allegrit ishte më saktë duke realizuar 4 penallti dhe humbur dy, ndërsa kuqezinjtë u treguan të pasaktë në 3 tentativa:
“Të fitosh të ndihmon gjithnjë, duhet të kemi ambicie për të bërë gjëra të rëndësishme. Duhet të rritemi akoma si në aspektin teknik ashtu edhe fizik, por këtë herë kundër Milanit shkoi mirë”, u shpreh Allegri pas ndeshjes duke theksuar ndër të tjera se është ende herët të flasësh për objektiva pasi fillimisht duhet parë se si do të jetë ekipi pas përfundimit të merkatos.
Vlerëson këtë test edhe trajneri Pioli pavarësisht humbjes, për teknikun kuqezi ky nuk është një hap pas në raport me miqësoren e zhvilluar kundër Real Madrid.
()