Grupi i Bardhit çoi në gjykatë vendimin për anulimin e zgjedhjeve, reagon Sefa: Po i shërbejnë interesave të Berishës, i urojmë suksese në…

Pasi grupi i Gazment Bardhit dërgoi sot në Gjykatë vendimin për anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri të partisë, ka reaguar Sekretarit Ligjor i PD Indrit Sefa.

Sefa thotë se Bardhi dhe përkrahësit e tij po i shërbejnë interesave personale të Sali Berishës, teksa thekson edhe një herë se demokratët të shtunën do zgjedhin kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë së parë digjitale në Shqipëri.

Nesër demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të PD. Procesi legjitim i zgjedhjes së kryetarit do të pasohet me riorganizimin vital të Partisë, për ta bërë PD alternativë qeverisëse për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thuhet në reagimin e Sefës.

Arena e Lajmit


Grupi i Bardhit çoi në gjykatë vendimin për anulimin e zgjedhjeve, reagon Sefa: Po i shërbejnë interesave të Berishës, i urojmë suksese në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook