“Messi ishte pranë rikthimit te Barcelona”, Laporta: I trishtuar, por vendosa klubin mbi lojtarin

Joan Laporta ka analizuar vendimin e Messit për të mos u rikthyer te Bacelona, si dhe tema të tjera të ndryshme që lidhen me situatën aktuale të të tijve. Ylli argjentinas zgjodhi qetësinë që do t’i japë Inter Miami dhe MLS.

Atij i duhej të relaksohej disi, larg presionit të lartë të futbollit tepër impenjativ europian. I trishtuar dukshëm, presidenti i Barcelonës flet për vendimin që duhej të merrte për të “hequr qafe” Leo Messin në mënyrë që të balanconte financat e klubit:

“U ndjeva i trishtuar. E vendosa institucionin mbi lojtarin. Do të doja që gjithçka të ishte ndryshe, por ekonomia jonë nuk ishte e mirë dhe duhej të merrnim vendime. Unë e kam ndërgjegjen e pastër, sepse e di se bëra atë që duhej të bëja”.

Kur flet për mesfushorin gjerman Gundogan, presidentit blaugrana i shpëton një buzëqeshje e pafajshme, ndërsa rrëfen se është “shumë krenar për nënshkrimin. Kjo do të thotë shumë, sepse ai refuzoi ofertat për të rinovuar me Manchester City, klub që është financiarisht shumë më i fuqishëm se i yni. Në të kaluarën, ai më kishte thënë se ëndërronte të luante për Barçën një ditë dhe ja ku u bë realitet”.

Laporta ka insistuar gjithashtu në nevojën për të vazhduar me Superligën Europiane, duke pretenduar se kërkon “qëndrueshmërinë e futbollit dhe konkurrencë në të njëjtat kushte”. Natyrisht, ai thekson se, pavarësisht kësaj, duan edhe t’i ruajnë ligat kombëtare. “

()

Arena e Lajmit


“Messi ishte pranë rikthimit te Barcelona”, Laporta: I trishtuar, por vendosa klubin mbi lojtarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook