Maratona ‘Enkelana’, masa për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e trafikut në rrugën nacionale Lin-Pogradec

Për sigurimin e mbarëvajtjes të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana datë 29 Korrik 2023 por edhe normalizimit të trafikut rrugor, prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole organizoi një takim me përfaqësues të institucionit të Prefektit, Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Korçë, Komisariatit të Policisë Pogradec, Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe Bashkisë Pogradec.

Për shkak të Maratonës do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec:
Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰, në të dyja drejtimet.

Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.

Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe kërkojnë që të marrin masa për të mos lëvizur në këto 90 minuta në rrugën nacionale, pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰ të datës 29 korrik, për të mbështetur këtë aktivitet që promovon natyrën e bukur të zonës së Pogradecit.

Arena e Lajmit


Maratona ‘Enkelana’, masa për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e trafikut në rrugën nacionale Lin-Pogradec

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook