“Ekonomisë i duhet konkurrenca”, Tabaku: Tregu ka nevojë për reforma strukturore dhe ndryshime në sistem

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar situatën ekonomike dhe korrupsionin në vend.

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se tregu ka nevojë për reforma strukturore dhe ndryshim të sistemit.

Postimi i plotë:

Vizion për një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe paratë e pista!

Në dhjetor të vitit të shkuar, prezantova një paketë ligjore antikorrupsion me qëllim të luftës kundër korrupsionit dhe favorizimit të parave të pista në projekte publike dhe private, siç janë inceneratorët. Për 6 muajt e fundit, kam prezantuar propozimet e mia në komisione, duke ndërmarrë hapa konkretë si mund të kemi sukses në lufën për pastrimin e parave dhe parandalimin e infiltrimin e tyre në ndërtim dhe projektet strategjike.

Një nga ligjet që u përpiqa të ndryshoj, qe ligji për investime strategjike. I njohur si një ligj që favorizon disa kompani dhe përfitues kryesorë të tenderave dhe kontratave publike, ky ligj duhet të ishte zhbërë, pasi e  vlerëson të drejtën e pronës, por mbi të gjitha duhet të kishte përfunduar se mbasi është dhtyrë 4 herë nuk i ka ofruar ekonomisë asnjë hop cilësor dhe asnjë investim real përpos trojeve publike për oligarkinë.

Por, kërkesa ime për ta përfunduar misionin e padrejtë të këtij ligji nuk u votua nga parlamenti dhe mazhoranca Socialiste. Të mendosh që ky ligj ka mirautar 36 projekte mes të cilëve projektin e oligarkut rus Deripaska dhe gjithashtu një tjetër projekt të një eksponenti të Grupit të Strukturuar Kriminal arrestuar dje nga SPAK, është ulëritëse.

Nëse duam të ndryshojmë Ëipërinë, duhet të punojmë për të krijuar një ambient të përshtatshëm për biznesin dhe të rrisim transparencën në tendera dhe kontrata. Propozimet nuk qenë vetëm se një përpjekje për ta rikthyer tregun nga monopoli tek konkurenca, nga mbretëria e parave të pista në Ëipërinë e tregut të lirë dhe nga investime strategjike preferenciale në investimet strategjike të investitorëve realë që prodhojnë rritje ekonomike jo lavatriçe periferike.

Sot, ekonomisë i duhet konkurenca dhe ku të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Është koha të pezullojmë ligjet që i favorizojnë ata të përfshirë në krime dhe të përqëndrohemi në reforma që do të ndryshojnë tregun në mënyrë të qëndrueshme.

Pasi sot më shumë se kurrë, tregu ka nevojë për reforma strukturore, ka nevojë për ndryshim të sistemit. Ka nevojë të rikthehet besimi në institucione i cili është pertokë sa prej korrupsionit por dhe prej favorizimeve, sa prej ligjeve speciale e sa prej interesave te veçanta të pakicës!

Arena e Lajmit


“Ekonomisë i duhet konkurrenca”, Tabaku: Tregu ka nevojë për reforma strukturore dhe ndryshime në sistem

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook