Napoli po shqyrton të ardhmen e sulmuesit Hirving Lozano dhe po mendon ta lërë atë të largohet këtë verë pasi ai është në vitin e tij të fundit të kontratës.
Lozano iu bashkua Napolit për një shifër rekord prej 42 milionë eurosh nga PSV në 2019, duke nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare deri në verën e vitit 2024, megjithatë, e ardhmja e tij tani është në dyshim. 27-vjeçari ende vuan nga një dëmtim në gju i pësuar kundër Fiorentinës në fund të sezonit të kaluar dhe deri më tani nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në stërvitjet në grup me pjesën tjetër të skuadrës së Napolit në para-sezon.
Lozano është gjithashtu një nga futbollistët më të paguar të Napolit, duke marrë 4.5 milionë euro në sezon. Los Angeles FC në MLS është skuadra e vetme për momentin e interesuar për lojtarin.
Nëse Lozano duhet të largohet këtë verë, atëherë futbollisti shqiptar Edon Zhegrova i Lille-s është konsideruar si objektivi i parë i merkatos, ndërsa Riccardo Orsolini i Bolognas dhe Tete i Shakhtar shihen si sugjerime të mira.
#Napoli, futuro in bilico per #Lozano: da #Zhegrova a #Tetê, tutto sul sostituto [di @giovanniannun] https://t.co/g1LGtsgEHM
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 29, 2023
()