Zjarret në vend, 5 të arrestuar dhe 4 nën hetim në 24 orët e fundit/ Balla: Zjarrvënia, vepër e rëndë penale, dënime deri në 15 vite burg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se zjarrvënia është vepër e rëndë penale me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie.

Teksa publikon shifrat e 24 orëve nga policia të arrestimeve dhe procedimeve për zjarrvënie, Balla shkruan se policia po vijon me kryerjen e veprimeve procedurale dhe këqyrjes në vendngjarje të zjarreve dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore.

“Zjarret në vend➖ Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit👩‍✈️👨‍✈️ ka arrestuar 5 persona dhe ka proceduar 4 të tjerë, të përfshirë në zjarrvënie. Gjithashtu po vijon me kryerjen e veprimeve procedurale dhe këqyrjes në vendngjarje të zjarreve dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve. Është vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie!”, shkruan Balla.

Arena e Lajmit


Zjarret në vend, 5 të arrestuar dhe 4 nën hetim në 24 orët e fundit/ Balla: Zjarrvënia, vepër e rëndë penale, dënime deri në 15 vite burg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook