Mbledhja e qeverisë në Tepelenë/ “Nuk kanë të ngopur”, ironizon Berisha: Gjithmonë përpara, Bënça na pret!

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka komentuar mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në Tepelenë.

“Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gjithmonë përpara Bënça na pret!”, kështu shkruan Berisha në statusin e tij.

I ndalur tek ndryshimet e qeverisë, urdhër arrestet e SPAK, si edhe çështjen e Arben Ahmetajt, Berisha thotë se mafia shqiptare kishte dy alternative për zgjedhur, Burrelin dhe Bënçën, duke shtuar se zgjodhën këtë të fundit si më të lehtë për ardhmen e tyre.

Reagimi:

Gjithmonë përpara, Bënça na pret! Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton:

Gjithmonë përpara Bënça na pret! Miq, prej dy ditësh qeveria e Edi Ramës është mbledhur në Bënçë, me mace dhe minj, ministra, zëvendës ministra, sekretarë e këshilltarë, gjithsej pa shoferët dhe badiguardët bëheshin 210 vetë.

E gjithë ritrita e Bënçës u zhvillua nën përkujdesjen vëllazërore të Tërmet Peçit i cili thuhet se siguroi 200 ferlike keci, 25 domixhanë raki dhe pesë fuçi dhallë dybeku.

“Epo derrat e kënaqur nuk kanë të ngopur”: shprehet nën zë Tërmeti.

Në të vërtetë ritrita e Bënçës ishte si përshpëritja jo vetëm e qeverisë por e gjithë regjimit dhe kjo e mallëngjente shumë Tërmetin!

Miq, Bënça nuk u zgjodh rastësisht, por fatalisht.

Ritrita e Bënçës u mblodh pas arrestimit të Gjushit, mikut më të shtrenjtë familjar të Edi Ramës, pas aktit horror të mafies së PS Rraja, pas arratisjes së bashkëpuntorit më të afert të Edi Ramës, Arben Ahmetaj dhe publikimit të dosjes së tij si aktakuzë dhe nekrologji ligjore për Edi Ramën dhe qeverisë së tij, u mblodh pas sakrifikimit dhe përcjelljes drejt qelisë së numrit dy të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit, pas Asamblesë me dyer të mbyllura të mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë.

Në këto rrethana, mafia qeveritare kishte vetëm dy alternativa për të zgjedhur: Burrelin ose Bënçën!

Ndaj zgjodhën Bënçën, si më të lehtë për të ardhmen e tyre dhe pas dy netë e tre ditë, u larguan të bindur me moton “Gjithmonë përpara drejt Bënçës që na pret!”

()

Arena e Lajmit


Mbledhja e qeverisë në Tepelenë/ “Nuk kanë të ngopur”, ironizon Berisha: Gjithmonë përpara, Bënça na pret!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook