Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat theksoi se ka pasur një fluks jo të vogël të pjesëmarrësve në votime.
pas përfundimit të orarit zyrtar të procesit, ai gjithashtu shtoi se nuk është pranuar askush pa karta identiteti.
“Me të dhënat e orës 17:00 shifra është diku te 13 700 votues, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Përgjithësisht ka qenë ditë e qetë. Ne kemi lëvizur në terren, nuk ka pasur probleme. Ka qenë ditë e qetë votimesh dhe presim të ketë të dhëna më të mira, pasi tani pasdite ka pasur demokratë që i janë afruar qendrave të votimit. Nga të gjitha të dhënat që kemi, ka patur një fluks jo të vogël individësh që kanë votuar. Kanë votuar individë me karta identiteti. Nuk është pranuar askush pa kartë. Ku ka ende persona jashtë qendrave të votimit, do të lejohen të votojnë”, ka thënë Gjana.
Më tej Gjana shtoi se rreth orës 21:00 pritet të ketë një rezultat rreth pjesëmarrjes në votime
()