“Natë pa të nesërme”, shkrimtari Bedri Islami rrëfen detaje nga libri: Përshkruan jetën dhe dramën e familjes

Shkrimtari Bedri Islami në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, foli për librin më të fundit të tij, “Nata pa të nesërme”.

Në bisedën në studio me gazetaren Nisida Tufa  rrëfeu se në libër përshkruan jetën dhe dramën e familjes së tij, ku kryefjalë mbetet babai i tij.

“Është një ngjarje madhore që ndryshon fatin e një familjeje dhe të një fisi. Në të vërtetë jeta jonë si familje apo një fisi të tërë ndryshoi brenda 3 ditëve. Filloi në natën e 8 korrikut të vitit ’61 dhe u mbyll me 10 korrik për të pasur pasoja shumë vite më pas. Në moshën 11-12 vjeçare, babai tërhoqi vëmendjen e një shkrimtari të jashtëzakonshëm si Migjeni. E beftë për këdo është parashkimi i Migjenit, në rreshtin e fundit të prozës Zeneli thotë se shpesh më pëlqen të mendoj për ardhmërinë e Zenelit. Në 25 vite më vonë

Duket se ka qenë një fëmijë, jo i natyrshëm përderisa Migjeni ngulmoi që të ishte aktiv. Por duhet të ketë pasur diçka më shumë se pak më vonë një shkrimtar tjetër bëri një tjetër shkrim, ‘Takimi me Zenelin”. Unë kam qenë 10 vjeç ku babai ka humbur jetën”, ka treguar shkrimtari gjatë bisedës me gazetaren Nisida Tufa.

()

Arena e Lajmit


“Natë pa të nesërme”, shkrimtari Bedri Islami rrëfen detaje nga libri: Përshkruan jetën dhe dramën e familjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook