Dështimi i Mane te Bayern, shoku i skuadrës mbështet sulmuesin: Rezultatet e dobëta nuk ishin vetëm faji i tij

Sadio Mane ishte një nga transferimet më të bujshme të vitit të kaluar. Gjithsesi, sulmuesi nga Senegali zhgënjeu totalisht me paraqitjen e tij, teksa në sezonin e parë për kampionët e Gjermanisë shënoi vetëm 7 gola në kampionat me Bayern Munchen. Shoku i skuadrës te bavarezët, Joshua Kimmich në një intervistë të dhënë ka mbështetur Mane.

“Mane e nisi mirë dhe zhvilloi një gjysmë sezoni shumë të mirë, statistikat e tregojnë këtë. Por, më pas pati një rënie. Unë dua të theksoj se nuk ishte vetëm faji i tij për rezultatet e dobta të skuadrës, të gjithë ne në skuadër nuk ishim mirë. Ai erdhi në një ambient të ri, në një qytet të ri dhe me një tjetër kulturë nga ajo që ishte mësuar më parë. Ndonjëherë është e vështirë t’i përballosh kritikat, sidomos kur bëhet fjalë për një transferim që u konsiderua nga më të rëndësishmit e verës së kaluar” – Tha Kimmich. Mane mund të bashkohet me Al-Nassr në Arabinë Saudite.

()

Arena e Lajmit


Dështimi i Mane te Bayern, shoku i skuadrës mbështet sulmuesin: Rezultatet e dobëta nuk ishin vetëm faji i tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook