Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me lajmin se aktori i teatrit Shqiptar, Genc Fuga është sëmurë.
Në një postim në Facebook, Shehu shprehet se ‘shëndetësia falas’ është vetëm një simptomë e degradimit të qeverisë, teksa shkruan se është kriminale t’i thuash pacientit ‘o paguaj, o vdis!’.
Postimi i plotë:
Kriminale t’i thuash pacientit “O paguaj o vdis”!
Nje “Deja vu” cfare ndodh me artistin Fuga, nje ngjarje e perseritur, per qindra shqiptare tashme.
Nje shkelje e rende e Kushtetutes, te drejtave universale.
Eshte vetem nje simptom i degradimit te “Shendetesise falas” te Rilindjes.
Ne te vertete e kam ngritur pa nderprerje kete ballafaqim me vdekjen te pacienteve, por pa asnje pergjigje nga ky shtet.
Jane jo pak nderhyrjet e urgjences ekstreme jetesore, pra per jete ose vdekje, qe per turpin e sistemit nuk realizohen as ne QSUT.
Realizohen vetem te privati, me pagese ne dore nga pacienti..
Ndryshe Vdis!
Midis tyre eshte dhe trajtimi i “aksidenteve” akute e te renda cerebrale.
Pra kemi te bejme me nje urgjence ekstreme, detyre e shtetit per tu perballuar.
Fatkeqesisht shteti ne vend qe te ndertoje nje strukture te tere mbeshtetese urgjence, ben rolin e strucit, duke i thene pacienteve…
O paguaj o vdis.
Se pari eshte e pa pranueshme qe te tilla procedura mos te realizohen ne QSUT,
Turp kjo edhe per ate qender, sherbimet, qe se paku duhet te ngrene fort zerin e jo te heshtin si fija e barit.
Se dyti, per deri sa kjo te realizohet tek publiku, shteti duhet te rimbursoje 100 % te shpenzimeve privatit qe e realizon, duke e falenderuar ate.
Sepse ketu kemi te bejme me Jete ose Vdekje.
Duke i uruar sherim aktorit te njohur e vleresuar rolin e publikut dua te them:
Nuk mjafton vetem me kaq, jane shume e shume ata qe ne heshtje pesojne te tilla semundje e kane nevoje per ndihme.
Opinioni mjekesor, ai i pergjithshem duhet te ngreje fort e lart zerin per tu respektuar e vleresuar se paku Jeta e qytetareve.
()