Dhunimi i disa personave në Hamallaj nga një prej shoferi i kryeparlamentares, reagon Lindita Nikolla: Ngjarja, e dënueshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, reagon për ngjarjen e ndodhur sot në Hamallaj ku Martin Nikolla, i cili është punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë shoferi zëvendësues i saj, është përfshirë në dhunimin e disa anëtarëve të një familjeje, fqinj të tyre.

Nikolla e cilëson këtë akt të dënueshëm, teksa shprehet se inkurajon policinë dhe organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme.

Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji”, shprehet ajo.

Arena e Lajmit


Dhunimi i disa personave në Hamallaj nga një prej shoferi i kryeparlamentares, reagon Lindita Nikolla: Ngjarja, e dënueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook