FOTO/ “Luftë” për Dembele, PSG gati të paguajë klauzolën, por Xavi e Laporta besojnë ende

Barcelona dhe Dembele duket se gjetën paqen e shumë kërkuar një vit më parë, por sulmuesi francez është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Dembele ishte protagonist në “El Calsico” përballë Realit, por trajneri Xavi me sa duket ka nisur të bëj planet pa të në formacion pasi në skenë ka dalë sërish PSG. Mediat spanjolle pranë klubit blaugrana bëjnë me dije se PSG është gati të paguajë klauzolën e tij të largimit, 50 milionë euro:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Luftë për Dembele”, shkruajnë Mundo Deportivo dhe Sport. Këtë periudhë presidenti Laporta dhe trajneri Xavi po përpiqen të bindin Dembele të qëndrojë. Nëse sulmuesi francez refuzon, PSG është gati që këtë të hënë të paguajë klauzolën e tij të largimit. Pasi i morën Realit falas Asension tani PSG kërkon të marrë një tjetër sulmues nga La Liga, duke vërtetuar se plani i tyre është pa Mbappe në formacion.

()

Arena e Lajmit


FOTO/ “Luftë” për Dembele, PSG gati të paguajë klauzolën, por Xavi e Laporta besojnë ende

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook