EMRAT/ Qarkullonin me pistoletë në automjet, pranga shoferit dhe pasagjerit në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona ditën e sotme pasi qarkullonin me pistoletë në automjet.

Uniformat blu bëjnë me diej se në pranga kanë rënë shtetasit Arnaldo Metodushaj, 33 vjeç (pasagjeri) dhe Olsi Caushaj, 33 vjeç, (pasagjeri) të dy banues në Vlorë. Sakaq u sekuestrua arma e zjarrit së bashku me disa fishekë, në pronësi të 33-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Friends”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Lëvizte me pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe arrestohet 33-vjeçari.

Në pranga edhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim të krimit.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve gjatë sezonit turistik, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata qarkullojnë, kontrolle këto të mbështetura nga inteligjenca policore dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Friends”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 33 vjeç dhe O. C., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte shtetasi A. M. dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. C., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarak që dyshohet se i përkitnin shtetasit A. M.

Ndërkaq, shtetasi O. C. u arrestua pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për posedimin e kundërligjshëm të armës së zjarrit dhe municionit luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


EMRAT/ Qarkullonin me pistoletë në automjet, pranga shoferit dhe pasagjerit në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook