Alibeaj zbardh takimin me zyrtaren e DASH: U përmend Berisha? Ne folëm vetëm për…

7a59c1c9 02ab 498f 96b3 051b79901ae6

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj foli pas takimit me Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried. Demokrati bëri publike disa nga temat e diskutimit që trajtuan me zyrtaren për gati 45 minuta në Kryesinë e Kuvendit.

Teksa u pyet për faktin nëse kishin folur për ish-kryeministrin Sali Berisha, Alibeaj u tregua i prerë se: “Në takimet diplomatike flitet për ato çështje që janë të rëndësishme për shqiptarët. Demokracia, shteti i së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit i interesojnë të gjithë shqiptarëve”.

Mes të tjerash Alibeaj tha se nga Donfried mori garancinë se mbështet opozitën, një opozitë pro amerikane sipas tij që mbështet të ardhmen.

“Diskutuam dhe folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur, siç është ajo e demokracisë, me të gjitha sfumaturat e veta, zgjedhjet dhe krimin e organizuar. Po kështu edhe për çështje të rëndësishme ndaj luftës së korrupsionit. këto janë sfida. I shpreha vendosmërinë për të çuar para këto sfida dhe për të dhënë kontributin tonë. S’mund të lija pa diskutuar dhe marrëdhëniet e PD me SHBA-në. Vura re dhe pashë mbështetjen e madhe që SHBA-të kanë me PD. Duke parë mirë dhe situatën e vështirë që po kalon PD. Mora mbështetjen e zonjës, për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme. Një opozitë pro amerikane që sheh nga e ardhmja.”, pohoi ai.

Arena e Lajmit

Alibeaj zbardh takimin me zyrtaren e DASH: U përmend Berisha? Ne folëm vetëm për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook