Calhanoglu: Interi i bashkuar, duam të fitojmë titullin

Interi vijon përgatitjet për sezonin e ri. Një prej futbollistëve që pritet shumë prej tij është Hakan Calhanoglu.

“Këtë sezon duam ta nisim në mënyrën më të mirë të mundshme, jemi maksimalisht të përqendruar te kampionati dhe tek titulli. Ka disa skuadra të forta në Itali, por jemi të përgatitur për të qenë në krye të klasifikimit. Në këtë skuadër ka shumë lojtarë me kultura të ndryshme, por ne jemi të bashkuar.

Ndjehemi si një familje e madhe, janë të gjithë djem shumë të mirë. Këtu te Inter kur vjen një lojtar i ri, bashkohemi të gjithë dhe përpiqemi ta ndihmojmë me gjithçka. Si brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj”, – shprehet mesfushori në një intervistë.

()

Arena e Lajmit


Calhanoglu: Interi i bashkuar, duam të fitojmë titullin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook