Pas ndërhyrjes së parë urgjente në Spitalin Amerikan, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka treguar për mediat se ai i është nënshtruar sot ndërhyrjes së dytë në kokë.
Momentalisht, Genci ndodhet në sallën e operimit ku në proces e sipër do t’i bëhen edhe dy hapje të tjera në kokë, për shkarkimin e edemave, sipas iconstyle.
Operacioni i pare shkoi mirë dhe gjendja shëndetësore e aktorit ka qenë e qetë, gjë për të cilën aktorja falenderoi edhe mjekët e spitalit, ndërsa urojmë që gjithçka të shkojë mirë edhe në operacionin e dytë nga i njëjti staf.