Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ “Siguruan 409 mln lekë nga faturat e falsifikuara”, provat e SPAK që nxorën ‘zbuluar’ Mërtirin dhe Zoton

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorin e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 raportoi se vendimi është marrë pas 3 vitesh hetimesh.

Mes të tjerash ajo renditi disa nga faktet mbi të cilat është mbështetur SPAK, që çoi në përfundimin se pronarë të inceneratorit të Tiranës janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ata dyshohet se përmes faturave të falsifikuara të TVSH kanë marrë rreth 409 milionë lekë.

“Pas tre-vjeçare hetimesh, Prokuroria e Posaçme vendosi që të sekuestrojë kompaninë që administron inceneratorin e Tiranës. U provua se pronarë të këtij inceneratori ishin Mërtiri dhe Zoto. Ata kanë përdorur shoqëri apo persona të tjerë për të fshehur gjurmët. Kjo kompani është në fakt degë që rrjedh nga shoqëria mëmë e krijuar në Holandë. Mirel Mërtiri dhe Zoto janë pronarë të këtij inceneratorët. Në këto tri vite që është folur për aferën e inceneratorëve, Zoto dhe Mërtiti nuk përmendeshin se ishin pronarë. Ata kishin arritur që të kalonin në pronësi kompani të të tjerëve. Ata kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendime për kompaninë. Nga ana e SPAK, është zbuluar se Mërtiri dhe Zoto kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara vlerën prej 409.428,000 mln, për punimet e kryera në pronësi të Zotos. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave, provohet se pronarë ishin Klodian Zotot dhe Mërtiri. Për dy inceneratorët, atë të Fierit dhe të Elbasanit ka pasur dhe të arrestuar, ndërsa është në kërkim dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Kompania që ka lidhur kontratën e kishte emrin si fillim Integrate Energy BV, por më pas e ndryshoi emrin. Prokuroria arriti që të sigurojë regjistrin e këtyre kompanive, si në Holandë dhe të merrte lëvizjet e këtyre personave. Të gjithë këto kompani, sipas SPAK, ishin të themeluar nga Zoto dhe Mërtiri.”, tha Lala.

Arena e Lajmit


Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ “Siguruan 409 mln lekë nga faturat e falsifikuara”, provat e SPAK që nxorën ‘zbuluar’ Mërtirin dhe Zoton

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook