Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, deputeti i PD: SPAK po tregon se nuk ka imunë para ligji!

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka vlerësuar hetimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, ku shprehet se tregon që nuk ka më imunë ndaj ligjit.

Në nëj postim në Facebook, Sula shkruan se kjo aferë ka vënë në lëvizje një makineri të tërë qeveritare, teksa shton se përgjegjësia qëndron tek të gjithë ata që kanë vepruar e firmosur.

Postimi i plotë:

Afera e Inceneratorëve është aq e madhe sa që askush nuk ka iluzione se mund të bëhej nga individë të caktuar. Kjo aferë ka vënë në lëvizje një makineri të tërë qeveritare dhe përgjegjësia qëndron tek të gjithë ata që kanë vepruar e firmosur.

Akti i sotëm i SPAK që meriton vlerësime dhe inkurajim, tregon se nuk ka më imunë ndaj ligjit.

Unë mbështes pa asnjë ekuivokë prokurorët e Prokurorisë së Posacme që  parimi i të qënurit gardianë të ligjit, ti udheheqë deri në fund, pavarësisht se kush del para në rrugën e paligjshmërisë.

-Në Greqi pak ditë më parë ministri dha dorëheqien pasi nuk ndodhej në vend pasi kishin rënë zjarret, ndërsa në Shqipëri ministrat e ligjvënësit e pushtetarët lokalë e përdorin imunitetin për tiu shmangur drejtësisë. Në këto kushte sic e kam thënë edhe më parë, puna e Prokurorëve nuk është thjeshtë ushtrim i detyrës, por mision për ti kthyer shqiptarëve shtetin ligjor dhe për të spastruar politikën nga degët dhe rrënjët e kalbura.

Arena e Lajmit


Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, deputeti i PD: SPAK po tregon se nuk ka imunë para ligji!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook