Koncesioni për Portin e Durrësit, Gjykata Kushtetues nuk kalon për ankimim kompaninë gjermane EMS

Gjykata Kushtetuese nuk kalon për shqyrtim kompaninë gjermane EMS.

Kompania gjermane EMS ka kontratë koncesionare me Portin e Durrësit dhe merrej me përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Portin Durrësit.

Në lidhje me vendimin ka reaguar vetë kompania e cila shprehet se është cenuar liria ekonomike dhe parimi i barazisë para ligjit. EMS kishte kontratë 35 vjeçare me Autoritetin Portual dhe pak ditë më parë u dëbua nga Porti i Durrësit. Sakaq kërkon dëmshpërblim nga shteti.

Kujtojmë se gjatë prillit të këtij viti, EMS Shipping & Trading ka depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit e ICSID në Uashington një padi ndaj shtetit shqiptar. Akuza u regjistrua më 7 prill dhe objekt i padisë është mosmarrëveshjen për sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.

Arena e Lajmit


Koncesioni për Portin e Durrësit, Gjykata Kushtetues nuk kalon për ankimim kompaninë gjermane EMS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook