Inter ka triumfuar 1-2 në miqësore ndaj PSG, në sfidën e luajtur në New National Stadium (Tokyo). Kampionët e Francës realizuan të parët me Vitinha në minutën e 63-të, por skuadra e Simone Inzaghit nuk u dorëzua, duke përmbysur ndeshjen.
Interi realizoi me Esposito fillimisht në minutën e 81-të, ndërsa dy minuta më pas përmbysi llogaritë Sensi. 24-minuta edhe për Kristjan Asllanin, i cili u aktivizua në pjesën e dytë.
Ndeshja e radhës për Interin është ndaj Salzburg, në një test miqësor që do luhet me 9 gusht. Sakaq, PSG do përballet me koreanët e Jeonbuk në Busan Asiad Main Stadium (Busan), me 3 gusht.
()