I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, analisti Fatos Lubonja ka folur edhe për rikthimin e Bashën në PD, rikthim i cili thotë se i la një shije zhgënjimi.
“Ndjesinë e një njeriu që… zhgënjimi i plotë. Është as politikan, as nuk kupton gjë nga politika. Del me ca deklarata që janë të vjetruara, të pabesueshme. Edhe partinë e ka përçarë. Ky ka hyrë aty për të parë interesat e veta, ka dhe qeverinë me vete sepse i duhet Ramës kjo përçarja që bën ky. Në vend që të dalësh më vete, kjo është të fundosesh në një gropë me Edi Ramën”, tha ai.
Sa i takon deklaratave të Sali Berishës për protesta dhe front opozitar, Lubonja shprehet: Fronti opozitar, edhe unë kam qenë për tezën që duhen bashkuar të gjithë. Problemi fillon se Berisha del si protagonist, ndërkohë që bën sikur nuk është i vetëdijshëm që një nga pengesat për këtë bashkim, është ai vetë.
Analisti ka folur edhe për tezën nëse mund të ketë një bashkëqeverisje me Ramën dhe Berishën, duke thënë se kjo nuk duhet të ndodhë, pasi do të vriste çdo ide demokratike dhe opozitare.
“Bashkëqeverisje mund të jetë një formë ekstreme në fund për të krijuar një lloj fasade. Bashkëqeverisje me Bashën, un them nuk ka çfarë i duhet, dhe nëse e bën është për ta shitur që unë bashkëpunoj, por është antidemokratike, vdekje fatale e çdo ideje demokracie dhe opozite. Për çfarë duhet opozita?”, tha Lubonja.