Zyrtare, Di Biagio merr “frenat” e Dinamos, trajneri i njohur firmos në kryeqytet

Luigi Di Biagio është zyrtarizuar si trajner i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka njoftuar në këto orë të vona të mbrëmjes, teknikun e ri të ekipit pas largimit të Dritan Mehmetit. Italiani 52-vjeçar Di Biago ka drejtuar më parë kombëtaren axurre të U21, ndërsa ka qenë edhe në pankinën e Spal.

“Luigi Di Biagio është trajneri i ri i Dinamos!
Tekniku 52-vjeçar ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën dhe ka drejtuar seancën e parë stërvitore në Carpegna (Itali), aty ku blutë janë zhvendosur ditën e sotme për të kryer edhe pjesën e dytë të fazës përgatitore.Di Biagio ka drejtuar më parë kombëtaren italiane U21 në vitet 2013-2019 ndërsa pati edhe një përvojë në vitin 2020 me skuadrën e SPAL-it në Serinë A. Në vitin 2018 pati edhe një eksperiencë me kombëtaren A të Italisë, si trajner i përkohshëm për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë” – Shkruan klubi. Dinamo synon që të bëjë një sezon pozitiv në elitë.

()

Arena e Lajmit


Zyrtare, Di Biagio merr “frenat” e Dinamos, trajneri i njohur firmos në kryeqytet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook