Struga ka prerë biletën për në turin e 3-të të Conference League. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro kishte fituar 1-0 në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Buducnost, ndërsa sonte triumfoi 3-4 në Malin e Zi. Për Strugën realizoi dy herë në pjesën e parë Radeski, ndërsa për malazezët Djurickovic dhe Adzic.
Në pjesën e dytë, ekipi nga Maqedonia e Veriut siguroi kualifikimin pas golave të Ibraimit dhe Radeskit. Petar Sekulovic futi sërish vendasit në lojë me golin e tij në minutat e fundit, por ishte tepër vonë, pasi fati i kualifikimit ishte vendosur tashmë. Në turin tjetër, Struga gjen Hesperange, ekip nga Luxemburgu.
()