Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në një lidhje live me SKYPE në rubrikën “Opinion” në News24, foli për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK ditën e djeshme, teksa bëri paralajmërimin se do të ketë më shumë arrestime.
Në lidhje me sekuestrimin e incenaratorit të Tiranës nga SPAK, Shehaj u shpreh se ishte veprim i vonuar, por megjithatë është në rrugën e duhur.
“Veprimi ka qenë i vonuar, por SPAK po bën punën e duhur. Jo se jam fort e kënaqur me këtë gjë, është një hap fillestar shumë i mirë. Për herë të parë Dumani (kreu i SPAK) pati kurajon për të marrë dokumente zyrtare nga gazetarë për këtë çështje.
Do ketë arrestime të tjera, pasi e shoh të paevitueshme. Ministrja Ibrahimaj ka bllokuar kontrollet për të mos arritur te Zoto. Sido të vijë logjika e vijës hetimore, është e logjikshme dhe e paevitueshme që kjo dosje të zbardhet deri në fund. Nuk ka gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi që nuk po hetohet vetëm nga SPAK por edhe kompani të lidhur si në Bullgari, Maltë. Sekuestrimi është i mirë pasi menaxhimin e merr shteti. Është një histori shumë e madhe për t’u mbyllur por administratori që do e pranojë detyrën, uroj mos jetë një Farudin nr.2. Deri më tani po më pëlqen Dumani dhe veprimet që ka bërë, pasi po shoh diçka pozitive. Mendoj se njerëzit janë lodhur aq shumë saqë s’ka më skandal që përbën skandal”, u shpreh Shehaj.