E kishin kthyer lokalin në ‘folezë’ të shitjes së drogës, një tjetër i arrestuar në Kurbin

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Ndërthurja”, ndërsa në pranga ka rënë një tjetër shtetas, i implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të kanabisit, në një lokal në qytetin e Laçit. Gjatë këtij operacioni, më datë 27 qershor, u zbulua në Laç, një lokal i përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe u arrestuan pronari i këtij lokali dhe një kamerier në këtë biznes.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë dhe ata të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për përcaktimin e plotë të autorësisë së veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në qytetin e Kurbinit, rast i cili u godit më datë 27.06.2023, si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndërthurja”.

Nga këto veprime, u vu në pranga shtetasi I. N., 23 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Gj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


E kishin kthyer lokalin në ‘folezë’ të shitjes së drogës, një tjetër i arrestuar në Kurbin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook