Shefi Organizativ i PD-së, Klevis Balliu ka folur në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK, pak ditë më parë.
Në një postim në Facebook, Balliu shkruan se biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kishin zero autoritet zyrtar për të firmosur apo lëvruar para nga bashkia e Tiarës. Më tej shprehet se incenaratori i Tiranës nuk do mund të fillonte pa firmën e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Postimi i plotë:
I vetmi person zyrtarë me firmë që mundë të firmoste për inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj
Zoto dhe Mërtiri janë dy individë të cilët kanë zero autoritet zyrtar për të firmosur apo lëvruar para nga bashkia e Tiranës.
Fakti mbetet që pa firmën e Erion Veliajt inceneratori i Tiranës nuk do mundë të fillonte kurrë.
Arrestimi i Veliajt do të kthente në xhepat e qytetarëve plot 100 milion euro të vjedhura nga Veliaj, Zoto dhe Mërtiri.