Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me John Fluharty, Drejtorin e Programit për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Mësohet se në fokus të bisedës së tyre ishte bashkëpunimi dhe mbështetja e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit.
Ndërkohë, Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që Instituti Republikan dhe Shtetet e Bashkuara po japin për ndërtimin e demokracisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta.
NJOFTIMI
Sot në një takim me z. John Fluharty, Drejtorin e Programit për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi dhe mbështetja e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit dhe ndërtimi i një ure lidhëse midis Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare.
Zoti Basha shprehu edhe njëherë mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që Instituti Republikan dhe Shtetet e Bashkuara po japin për ndërtimin e demokracisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta.
Foto: z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. John Fluharty, Drejtor i Programit për Shqipërinë i Institutit Republikan Ndërkombëtar, znj. Mirela Karabina, Zëdhënëse e PD-së, z.Taulant Zeneli, Sekretar për Organizatat Partnere.
()