Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat bëri një denoncim se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj po kërcënohet me jetë, që të mos flasë sipas tij për aferën e inceneratorëve.
Berisha tha se Rama dhe Veliaj po tentojnë që t’i mbyllin gojën Ahmetajt, duke i kërcënuar fëmijët dhe familjarët e tij.
“Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të drejtuara në hetimin vjedhjes së shekullit.
Duhet të shtoj këtu se afera e djegësave, e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit, është njëkohësisht hetimi ose dështimi i shekullit. Pra, hetim i suksesshëm ose dështim i tmerrshëm i këtij hetimi.
Ndaj jam këtu sot për të denoncuar përpara shqiptarëve disa zhvillime me të cilat, kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të ndikuar dhe për të penguar hetimin. Së pari, u informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit. Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit. Me këto kërcënime ndaj Ajhmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën atij dhe ai mos të guxojë që të bëjë publike këto çështje . Kërcënimet me jetën e tij dhe të fëmijëve dhe të familjarëve, që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe nga zyrat e shtetit, dëshmojnë qartë se Veliaj dhe Rama janë de facto dhe de juro truri i kësaj vjedhje.”, tha ai.
()