Si Të Luftoni Parazitët Në Mënyrë Natyrale Me Anë Të Vitaminave Dhe Mineraleve

Për të parandaluar parazitët të jetojnë në trupin tuaj, është e rëndësishme të ndaloni ushqyerjen e tyre duke hequr dorë nga karbohidratet e thjeshta dhe niseshteja si p.sh. ushqimet e ngrira, ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat, ushqimet e kripura si patatinat, buka e bardhë, orizi, makaronat, alkooli etj.

Në vend të tyre, mbushni pjatën tuaj me karrota, patate të ëmbla dhe kunguj për të marrë dozën ditore të beta-karotenit që më pas do të kthehet në vitaminë A, e cila ndihmon trupin tuaj t’i rezistojë parazitëve.

Të jeni të vetëdijshëm rreth ushqimeve që shkaktojnë probleme me tretjen është gjithashtu e rëndësihsme. Shumë njerëz reagojnë negativisht ndaj glutenit, qumështit dhe vezëve, kështu që gjithmonë sigurohuni që të dini se cilët janë kufijtë e sistemit tuaj tretës.

Gjithashtu duhet të konsumoni shumë ujë dhe rrisni konsumin e ushqimeve me të larta në fibra, pasi është e rëndësishme për pastrimin nga parazitët. Këtu përfshihet konsumi i perimeve, frutave, drithërave, arrorëve dhe farave.

Përpara se të konsumoni vaktet tuaja, përzieni një lugë çaji uthull molle me një gotë ujë, kjo jo vetëm që stimulon acidin e stomakut për përthithje më të mirë të lëndëve ushqyese, por gjithashtu vepron si një mburojë kundër parazitëve!

Krahas këtyre këshillave, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga vitaminat dhe mineralet më të mira që ndihmojnë trupin të luftojë parazitët.

Vitaminat dhe mineralet që ndihmojnë kundër parazitëve

Seleni

Falë vetive të tij anti-inflamatore, antioksiduese dhe pro-imune, seleni është një mikronutrient i rëndësishëm që na ndihmon të mbrohemi nga bakteret, viruset dhe parazitët. Studimet tregojnë se mungesa e tij dobëson mbrojtjen e trupit tonë. Për të forcuar sistemin tuaj imunitar në luftën kundër parazitëve, seleni është një armë e fuqishme që duhet të keni në arsenalin tuaj. Arrat braziliane janë burimi më i mirë i selenit që mund të merrni në mënyrë natyrale, por ju mund të mbështeteni edhe tek suplementet.

Zinku

Një tjetër mungesë e lëndëve ushqyese që ul sistemin mbrojtës të trupit tuaj kundër parazitëve është zinku. Zinku ndihmon në zvogëlimin e sasisë së amoniakut në trup, pasi disa parazitë sekretojnë sasi të larta të amoniakut që mund të shkaktojë dëmtime të indeve dhe organeve. Gjithashtu promovon funksionimin normal të barrierës mbrojtëse të zorrëve.

Vitamina C

Një nga forcuesit më të mëdhenj të imunitetit është vitamina C. Ajo rrit aktivitetin e qelizave imune duke lejuar trupin të luftojë një infeksion parazitar në mënyrë më efektive.

Probiotikët

Ushqimet dhe suplementet probiotike veprojnë si një superhero për zorrët, duke luftuar patogjenët dhe parazitët e padëshiruar. Jo vetëm kaq, por mund të ndihmojnë në riparimin e çdo dëmtimi të shkaktuar nga parazitët.  Llojet që kanë treguar më shumë veprim kundër infeksioneve parazitare përfshijnë Lactobacillus, Saçharomyces boulardii dhe Bifidobacteria. /AgroWeb.org

Si Të Luftoni Parazitët Në Mënyrë Natyrale Me Anë Të Vitaminave Dhe Mineraleve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook