Zhvillime të rëndësishme në merkato. Ousmane Dembélé tani është një hap larg transferimit në Paris Saint-Germain. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat spanjolle, futbollisti francez është nisur drejt Parisit, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe në ditët në vijim dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028.
Kështu, pas gjashtë vitesh me shumë ulje-ngritje te Barcelona, eksperiencës së Dembele në Camp Nou po i vjen fundi.
Ndërkohë, pas finalizimit të kësaj shitjeje të rëndësishme, drejtuesit e Barcelonës u takuan në Ciutat Deportiva për të bërë një bilanc të tregut të transferimeve dhe situatës së vështirë financiare. Në takim morën pjesë presidenti Joan Laporta dhe dy drejtuesit e zonës sportive, Mateu Alemany dhe Deco. Në tavolinë, ndoshta u diskutuan edhe ofertat e Al-Ahly për Franck Kessié dhe ato për Clement Lenglet, dy nga elementët e skuadrës së Xavi.
🚨 | #ÚLTIMAHORA
✈️🇫🇷 Ousmane Dembélé, ¡en el aeropuerto de Barcelona para poner rumbo a París!
📽️ @DBR8 pic.twitter.com/sH8cON6WpD
— Diario SPORT (@sport) August 3, 2023
()